Samiti i BE në Tiranë, Kurti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen në takimin informal që do të zhvillohet në Tiranë.

Siç ka raportuar Tvklan, Kurti është i vetmi që akoma nuk e ka konfirmuar takimin. Procesi i Berlinit përfshin rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

Një takim informal do të mbahet në Tiranë ku përfshihen gjashtë shtete, Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.


Shtuar 16.07.2023 19:29