Kokainën gati për shitje, policia italiane “mbërthen” shqiptarët në një parking

Policia italiane ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë pasi gjatë kontrollit i ka gjetur 300 gram kokainë.

Droga do të shitej në sheshin e Pesaros. Nuk dihet ende se si kanë mbërritur hetuesit te shqiptarët, por është e sigurt se operacioni që çoi në kapjen e tyre ishte planifikuar me detaje.

Nga sa mësohet tre të huajt e moshës 20 deri në 34 vjeç janë bllokuar në një parking në qytet.

Duket se njëzet vjeçari ka qenë korrieri që ka sjellë drogën dhe dy bashkatdhetarët e tjerë, të moshës 28 dhe 34 vjeç, kanë pasur për detyrë ta shesin në Pesaro.

Të tre u arrestuan dhe janë në pritje të mësës së sigurisë./Albeu.com,


Shtuar 16.07.2023 13:45