Ndahet papritur nga jeta pjesëtari i Forcave Detare

Ushtaraku i Forcave Detare shqiptare, Eugen Egro, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta këtë të premte.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

Peleshi thotë se ndarja e parakohshme nga jeta e kapter Egro ka shkaktuar trishtim jo vetëm për familjarët por për të gjithë Forcat e Armatosura shqiptare.

‘Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë!”, shkruan ministri Niko Peleshi.


Shtuar 14.07.2023 17:08