Sapo kishte rinovuar kontratën, Partizani i jep “duart” kapitenit, pati përplasje me trajnerin

Bruno Telushi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Mesfushori i të kuqve është larguar përfudnimisht nga skuadra, pas tensionit që ka pasur me trajnerin zoran Zekic pas ndeshjes në Champions League.

Bruno Telushi ka qenë i pakënaqur për mos aktivizimin si titullar në këtë takim dhe pas ndeshjes ai ka shfaqur nervozizëm. Trajneri Zoran Zekic nuk e ka pritur mirë sjelljen e Telushit dhe ka dashur që ta bëjë shembull, teksa ka ardhur njoftimi se Telushi largohet nga skuadra pak javë pasi kishte rinovuar kontratën.

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij” – shkruhet në njoftimin e klubit.


Shtuar 13.07.2023 15:36

Tags: