Rama takon Erdogan në samatin e NATO-s: Diskutuam për situatën në veri të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka takuar në samitin e NATO-s presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Rama shkruan në Facebook se kanë zhvilluar një takim bilateral, ku kanë diksutuar veçanërisht për situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës.

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës?????. Samiti i NATO-s”, shkruan Rama.


Kujtojmë se pak më herët, Rama zbuloi se ka takuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe dha lajmin se ky i fundit shumë shpejt do të vijë në Tiranë./albeu.com


Shtuar 12.07.2023 14:17