E merr lajmin nga telefoni se shpëtuan nga rënia, portieri i Brest ka gjithë vëmendjen pas PSG (FOTO LAJM)

Portieri i Brest, Larsonneur ishte njeriu i ditës në futbollin francez. Në minutën e 19-të, 24 vjeçari shkaktoi një situatë komike, teksa në penalltinë që do të gjuante Neymar u pozicionua në krahun e djathtë, duke lënë të gjithë pjesën tjetër të portës bosh. Ky ishte një gjest për të shpërqendruar brazilianin, i cili ra pre e saj.

Po nuk mbaron me kaq, pasi në fund të sfidës Larsonneur u bë dhe njëherë protagonist i sfidës. Pasi ndeshja e Brest kishte mbaruar, francezi komunikoi me telefon me të afërmit e tij, për të mësuar se Nantes nuk ja kishte dalë të fitonte ndaj Marsellie. Në këtë mënyrë skuadra e tij qëndroi sërish në Ligue 1. Pas këtij lajmi 24 vjeçari festoi si i çmendur. /sportekspres/


Shtuar 24.05.2021 16:55

Tags: , ,