Alda Klosi kërkon lirim nga burgu, gjyqtarja dorëhiqet nga çështja

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar këtë të martë ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.

Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Kujtojmë se Klosi u arrestua për paratë që u gjetën në banesën e pastrueses së saj Rozeta Dobi.

Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro që dyshohet se janë të Klosit./albeu.com


Shtuar 11.07.2023 13:11