Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Kosovë, ku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ky i fundit ka folur për mediat pas takimit dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e një takimi Rama-Kurti.
“Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, ka thënë ai.
Konjufca tha më tej se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë lënduar, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar.