Një shpërthim është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë, ku për pasojë është plagosur një minator.
Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Mësohet se 36-vjeçari i identifikuar si Valter Duriçi është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë dëmtime në kraharor dhe në qafë. Ende nuk dihet gjendja e tij.
Aksidente të kësaj natyre janë shumë të shpeshta në minierat e Bulqizës.