Mbaron festa e titullit, Conte do të takohet sot me drejtuesit për të ardhmen

Trajneri i Interit, Antonio Conte do të takohet sot me drejtuesit “Nerazzurrë” për të biseduar për të ardhmen.

Conte dhe presidenti i Interit, Steven Zhang bashkë me bordin drejtues do të takohen sot për të diskutuar për të ardhmen.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në takim do të diskutohet për paqartësitë që janë. Conte ka theksuar se për dy vite do të ketë rritje dhe tani ai dëshiron të vazhdojë.

Italiani dëshiron të mbajë emrat e mëdhenj në klub si, Milan Skriniar, Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni, Achraf Hakimi, Nicolò Barella, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku si potencialisht vendimtar për të ardhmen.

Conte gjithashtu dëshiron të përforcojë skuadrën, me një qëllim të qartë për të vazhduar të fitojë në Itali dhe të ketë sukses në Evropë.

Sipas gazetës, Zhang do të sigurojë që lojtarët më të mirë do të qëndrojnë në “Giuseppe Meazza” dhe do të luftojë për të sjellë përforcime për sezonin 2021/2022.


Shtuar 24.05.2021 12:18