Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me polumb në kokë brenda në apartamentin e tij në Santo Cantone në Itali.
Sipas mediave italiane i riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore, ndërkohë që nuk ka ende asnjë informacion se si mund të ketë ndodhur ngjarja.
Ndërkohë në media theksohet se i plagosur ka mbetur gjithashtu edhe një person tjetër, i cili ka tentuar të arratiset nga ballkoni.
Në vendngjarje janë gjetur gjurmë të shumta gjaku.
Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane.