Pajtoi 4 emigrantë për t’i “nxirë” jetën ish të dashurit, zbardhet skema e 26-vjeçares në Selanik

Një 26-vjeçare në Greqi ka pajtuar katër emigrantë, mes tyre një 24-vjeçar shqiptar për të marrë hakmarrje nga ish i dashuri i saj në Selanik.

Siç raportojnë mediet vendase autoritetet kanë arritur të zbardhin skemën që 26-vjeçarja ndiqte për t’ia bërë jetën ferr ishit të saj.

E reja pajtoi katër emigrantët në fillim të vitit për të kërcënuar dhe frikësuar ish-partnerin e saj. Madje ata i kishin kërkuar 30-vjeçarit edhe 1 mijë euro.

Mësohet se ata e kërcënonin duke i thënë se do i shkaktonin dëme binzesit të tij.

Por nuk mbaron me kaq, në mars të këtij viti grupi i 26-vjeçares tentuan ta merrnin peng 30-vjeçarin por nuk ia dolën, pasi ai arriti të shpëtojë. Sakaq ai mbeti i lënduar pasi katër emigrantët e dhunuan fizikisht. E reja dhe katër emigrantët janë arrestuar,ndërsa në ditët në vijim pritet tu komunikohet masa nga Gjykata./albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 11:47

Tags: ,