Panik në restorantet kineze, klientët sulmohen me sëpatë, katër të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant kinez në Zelandën e Re.

Një person i armatosur hyri në disa restorant me sëpatë duke terrorizuar klientët. BBC raporton se si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar katër persona.

Ndërsa mësohet se autori me origjinë kineze është arrestuar nga policia lokale.

Dëshmitarët okulare kanë thënë për mediet se autori mbante një çantë plot me armë të ftohta. Nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 09:49