Selaniku perëndimor është goditur nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Zonat e Selanikut perëndimor dhe veçanërisht Poliçni janë në shënjestër të fenomeneve intensive të motit, ndërsa probleme janë krijuar edhe në Toumba dhe Diavata.
Deri më tani, zjarrfikësja ka marrë më shumë se 300 thirrje në të gjithë Greqinë Veriore, më së shumti në Selanik dhe Halkidiki, nga të cilat 25 kanë të bëjnë me pompimin e ujit, dy për prerjen e pemëve dhe tre për transportimin e njerëzve në një vend të sigurt.
https://youtu.be/-Gwjmxey5d4
Reshjet pritet të shtohen gjatë dy orëve të ardhshme, teksa disa biznese mund të përmbyten.
https://youtu.be/OX3Rh5t2l6I