Akoma nuk i keni zgjedhur bikinit? Ju sjellim tendecat e fundit për verën 2023

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe ka arrdhur koha të merremi me pjesën më të preferuar të garderobës sonë; rrobat e banjës.

Cilido qoftë stili juaj, më poshtë do të gjeni të gjitha trended e rrobave të banjës, të cilat do t’ju ndihmojnë të arrini stilin tuaj ideal gjatë plazhit.

Vishni një fustan të lehtë, shtoni një palë sandaled he syzet tuaja të preferuara të diellit.

Bikini me bel të lartë

Nëse preferoni një palë rroba banje me shumë mbulim, mund të zgjidhni një palë me bel të lartë.

Dhe ndërsa ky trend mund të ketë një ndjesi tetro, ka shumë stil elegant dhe modern.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ERES Paris official (@eres)

Bikini pa rripa

Edhe pse bikini pa rrip nuk është ideal për aktivitetet në plazh, ai është një nga opsionet më të mira nëse preferoni të nxiheni gjithë ditën me një libër në dorë. Shtojmë faktin që ky është një model shumë interesant.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by peony (@peonyswimwear)

Stilet e egra

Ndonjëherë kthimi në bzë nuk është gjithmonë më i miri. Në vend të kësaj tregoni anën tuaj të egër duke veshur një pale bikini me printe kafshësh. Është e vetëkuptueshme që printi leopard nuk del kurrë nga moda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Calzedonia Official (@calzedonia)

Minimale

Trendi i minimalizmit nuk vlen vetëm për veshjet e përditshme. Një palë rroba banje neutrale dhe e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të dukeni bukur edhe në plazh. Kombinoje me një fustan të lehtë prej liri dhe një kapele kashte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Therinós (@therinos.resort.wear)

Rroba banje me lidhëse

Nëse nuk ju tremb ideja e një nxirjeje jo edhe aq të njëtrajtshme, rrobat e banjës me lidhëse janë një trend kryesor edhe për këtë verë. Të kombinuara me pantallona të shkurtra xhins dhe një xhaketë, ato mund të vishen edhe si top.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inamorata (@inamoratawoman)

Me lule

Modelet romantike me lule janë perfekte për ato që preferojnë rroba banje më femërore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Solid & Striped (@solidandstriped)

/Albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 14:02