Ministrja e Arsimit, Evis Kuhsi, është thirrur në intrepelancë në seancëmn e sotme plenare në Kuvend nga deputetët e opozitës në lidhje me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Deputetja Demokrate Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit.
“Bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit! Po i ktheni Studimet Albanologjike në vasalë të Akademisë së shkencave. Ju bëni një VKM ku prishni Akademinë e studimeve Albanologjike ku shkelni ligjet e vendimet e GJK-së pasi shkelni liritë akademike. Ju shkelni një institucione që është pjesë e konferencës së rektorëve dhe e fusni brenda akademisë së shkencave duke i shkelur lirinë akademike. 15 vite në atë Akademi kanë ndryshuar projektet që ata po punojnë sot. Si e zgjidhni ju duke i bërë vasalë të Skëndër Gjinushit”, tha Zhupa.
Ministrja e Arsimit, nuk pranoi akuzat e Zhupës, duke thënë se çdo vendim është marrë sipas ligjit, duke theksuar se ministria ka kontatuar shkelje te Akademia e Studimeve të Albanologjisë.
Kushi, në fjalën e saj, tha se vendimi parashikon riorganizim të Albanologjisë, nuk është shkrirje, ndërsa akuzoi Zhupën se ka ofenduar akademikët.
Evis Kushi: Qëllimi i VKM-së është që të riorganizohet Akademia. Kanë refuzuatr yë përshtaten em ligjin. Në janar të këtij viti ministria bëri kontroll në Akademinë, ku u konstatuan shkelej ligjore. Nuk kanë as audit, nuk kanë regjistra, as dokumentacion si kanë punëruar personelin. Për shkak të palighshmërinë dhe për ta mfritur në niveli që duam, u mor vendimi për ta bashkuar akademinë e studimeve albanoligjike me akademinë e shkencave.
Projektvendimi i qeverisë parashikon mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe njësitë kryesore ekzistuese dhe Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve edhe personeli akademik i këtyre njësive, të riorganizohen si njësi të kërkimit të studimit pranë Akademisë së Shkencave brenda 31 Dhjetor 2023.
/albeu.com/