Kryeministrja serbe e gatshme të japë dorëheqjen: Vuçiç e ka refuzuar, ndoshta ndryshon mendje

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është treguar e gatshme të japë dorëheqjen, megjithatë presidenti Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar.

Në një postim në Tëitter ajo ka thënë se nuk është kundër zgjedhjeve, teksa shton se ndoshta Vuçiç mund të ndryshojë mendje.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë, në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje”, shkruan ajo në Twitter.

 


Shtuar 5.06.2023 09:31