Hashim Xhixha punonjësi i policisë i cili u arrestuar nga agjentët e AMP, ka krijuar dyshime mbi ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal.
Kjo indicie ka ardhur pasi nga dy aparatet telefonike të sekuestruar shtetasit Hashim Xhixha rezultuan me numra te huaj te shtetit anglez.
Në një nga telefonat e konkretisht ne telefonin e markës “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra te huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një shtetasi ende te pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar shtetasit Hashim Xhixha.
Tashmë nga këto të dhëna të dala nga hetimet pozita penale e punonjësit të shqiponjave pritet të rëndohet, shkruan ora news.
Nën hetim janë edhe punonjës të tjerë të repartit Shqiponja në DVP Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona.