Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të mëdha në kokë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Leminot, në Maliq të Korçës.
I vogli ka qenë duke luajtur në momentin që ka rënë nga biçikleta dhe ka pësuar dëme të mëdha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e zonës ku është futur për disa minuta në intubim, e më pas është nisur me urgjencë, me helikopter drejt Tiranës.