2 vdekje dhe 58 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova ka regjistruar dy vdekje dhe 58 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 156 qytetarë.

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 15:06