Vendimi për shkrirjen e e Akademisë për Studimet Albanologjike u mor gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme dhe është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Kjo e fundit u shpreh se nga raporti i kontrollit që u bë brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike u vërejtën shkelje të shumta.
“Kemi miratuar një vendim që ka pasur shumë diskutime debate, dezinformime e spekulime. Është fjala për riorganizimin e Akademisë për Studimet Albanologjike nga Akademi se nuk i plotëson kriteret. Në njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave me qëllim ta ngremë në një nivel të ri për rëndësinë që ka sa i takon vlerave dhe identitetin tonë kombëtar. Ka qenë shkëputja e instituteve duke krijuar qendrën e studimeve albanologjike që me miratimin e ligjit të arsimit të lartë të kthehej në Akademi.
Ministria e Arsimit që kjo akademi të riorganizohej. Edhe pse mori këtë emër dhe u mbështet nuk arriti të riorganizohet për të qenë në respekt të ligjit. Në janar të 2023, Ministria e Arsimit ushtroi kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash dhe shkelje të rënda ligjor, nga ana e administrimit dhe financave. Janë të renditura problematikat por unë mund t’ju përmend disa. Akademia e studimeve Albanologjike nuk ka pasur një fakultet, detyrimi i parë ligjor, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të funksionoj, Është e pa-akredituar nga ana e programeve të studimit. Nuk është akredituar asnjëherë. Edhe kur qeveria shqiptare mori kompani të huaj angleze, kjo akademi ishte e vetmja që nuk u akreditua që e bën të pamundur edhe të lëshoj diploma sepse sipas ligjit një institucion lëshon diploma vetëm nëse është i akredituar.
Një shkelje tjetër e rëndë ligjore. Ka 8 vite që Akademia nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi dhe kjo i bën pasive të gjitha programet. Ka një sërë argumentesh që e bën të pamundur ekzistencës, ka problematika edhe në institutet e saj, hierarkia, përgatitja e ngarkesave mësimore. Ne sot po e riorganizojmë këtë akademi duke i vendosur si qendra autonome pranë akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
/Albeu.com/