Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë të SHBA.
Një ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos ushtronte dhunë mbi protestuesit, të cilët nuk lejonin kryetarët e rinj të komunave të hynin në institucione.
Por ditës e sotme kongresmeni Richie Torres ka kritikuar qendrimin e DASH. Në reagimin e tij ai thekson se Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së, dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin shtete për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që pranoi. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”, shkruan kongresmeni Torres.