Igli Tare dhe Lazio drejt “divorcit”, kush pritet ta zëvendësojë shqiptarin

Juventusi apo klube të tjera? E ardhmja e Igli Tares duket larg Lazios dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shtohen zërat për drejtorin shqiptar. Ish-bomberi kuqezi, ka ide të ndryshme nga ato të Maurizio Sarrit dhe ka vendosur që të kërkojë një aventurë të re.

“Il Messaggero” madje e bën fakt të kryer largimin e Igli Tares dhe shprehet se Claudio Lottito ka nisur nga puna për zëvendësuesin e tij. Në “pole position” qëndron drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, por ky i fundit ka një akord verbal me Juventusin.

Ndërkohë që alterinativat e tjera janë Pasquale Foggia dhe Açardi, me këtë të fundit që ka në dorë merkaton e Empolit. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Igli Tares, por gjithashtu edhe për drejtorin e ri sportiv të Lazios.


Shtuar 19.05.2023 18:01