Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar veror.
Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto nuk është më në planet e Barcelonës.
29 vjeçarit do ti skadojë kontrata në vitin 2022, por si duket ai do të largohet në “Camp Nou”.
Sipas gazetës spanjolle, “Sport.es”, Roberto do të jetë futbollisti i parë që do jetë “kurbani” e ciklit të ri në klub.
Arsyeja e shitjes së Robertos është ekonomike, pasi Barça dëshiron të përfitojë disa para nga spanjolli pasi ka skuadra të interesuara.
Në pozitën e mbrojtësit të djathtë, sipas artikullit, do të ketë transferime në sezonin e ardhshëm.