Drejtoi dy finale të mëdha, ndahet nga jeta legjenda e gjykimit

Bota e arbitrimit sot ka humbur një nga figurat legjendare të saj. Ish-gjyqtari ndërkombëtar hungarez, Sandor Puhl, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, me konfirmimin që ka ardhur nga Federata Hungareze e Futbollit.

Puhl ka qenë një nga figurat më të njohura të arbitrimit ndërkombëtar në vitet ’90, duke drejtuar disa nga sfidat më në zë dhe dy finale historike në evenimentet më të mëdha. Në vitin 1994, ai ishte përgjegjës për të mbajtur drejtësinë në finalen e Botërorit në SHBA, mes Brazilit dhe Italisë që u zgjidh me ato penallti dramatike që nuk do të harrohen kurrë pas 120 minutave pa gola.

Dy vite më vonë, ai drejtoi një tjetër ndeshje epike, gjysmëfinalen e Kampionatit Europian në Londër mes Gjermanisë dhe Anglisë që u mbyll po përsëri me penallti.

Ndërsa një tjetër ndeshje që do të kujtohet është edhe finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 1997, mes Juventusit dhe Borusia Dortmund, e fituar nga kjo e fundit me shifrat 3-1, duke dhuruar një nga surprizat më të mëdha të futbollit evropian në ato vite


Shtuar 20.05.2021 19:41