Si arriti PS të marrë Shkodrën? Si përgjigjet Rama

Kryeminsitri Edi Rama në daljen e tij të parë publike pas përfundimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, falenderoi gjithë strukturat e PS por dhe votuesit shqiptarë që votuan kandidatët sociaistë në pjesën dërrmuese të vendit.

I pyetur për bashkinë që ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve, ajo e Shkodrës, e cila për herë të parë u mor nga socialistët, se cili ishte sekreti i këtij triumfi, Rama tha se është ende herët për të folur, dhe se ka ende shumë analiza për tu bërë.

Pyetje: Si e morët Shkodrën, mjaftoi vetëm Benet Beci, apo ndikoi deputeti, apo Tom Doshi?

Rama: Ne nuk kemi të dhëna të detajuara, do t’i mbledhim do t’i lexojmë me kujdes. Por këto të gjitha janë gurë të një mozkaiku shumë të madh. Ne Shkodrën e kemi marrë si përgjigjësi, se shkodra është ay. Kryeminsitrat shkojnë dhe vijnë, Shkodra është gjithmonë aty.


Shtuar 15.05.2023 22:36