Gara për Tiranën, më shumë se 18 mijë vota para, Veliaj lë pas Këlliçin

Erion Veliaj ka thelluar ndjeshëm avantazhin kundrejt kundërshtarit Belind Këlliiçi. Teksa janë numëruar 352 nga 941 kuti në total, Veliaj ka arritur të marrë 18139 vota më shumë.

Sipas KQZ, Erion Veliaj ka marrë 56097 vota, Belind Këlliiçi 37958.

Kandidati i PD-së, Roland Bejko 4685 ndërsa Arlind Qori 5243 vota.


Shtuar 15.05.2023 09:01