Një pasagjere është pickuar nga një akrep teksa ndodhej në 9100 metra lartësi. Ngjarja ka ndodhur në avionin “Air India” i cili ishte nisur nga Nagpur, Indi, me destinacion Mumbai.
Avioni u ngrit në orën 21:14 me orën lokale dhe pak para uljes, u dëgjua një britmë gruaje që shkaktoi panik tek ekuipazhi dhe pasagjerët. Akrepi kishte thumbuar gruan, e cila njoftoi ekuipazhin e kabinës dhe ata u mobilizuan menjëherë, shkruan protothema.gr.
Ekuipazhi kontaktoi menjëherë qendrën e kontrollit të aeroportit në Mumbai dhe gruas iu dha “ndihma e parë”. E shoqëruar nga një mjek, pasagjerja është dërguar në spitalin më të afërt për të marrë trajtimin e nevojshëm. Air India ka konfirmuar incidentin e pabesueshëm, sipas gazetës indiane India Today./Albeu.com/