Një viktimë dhe 21 të lënduar nga tërmeti i fortë që goditi Japoninë

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrorekëtë të premte, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 21 të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 6.5 Rihter  goditi rajonin qendror Ishikawa në mesditë, në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Sakaq autoritete vendase njoftuan qytetarë se nuk ka rrezik për cunami.

“Ishte një dridhje e madhe dhe e gjatë që zgjati rreth dy minuta. U ndjeva i frikësuar sepse lëkundjet vazhduan dhe vazhduan,” i tha transmetuesit publik një zyrtar i qeverisë lokale në qytetin e Suzu, i cili nuk pranoi të jepte emrin e saj./albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 13:45

Tags: ,