Vodhi makinën me karrotrec, detaje nga planet e motoristit “skifter”, nuk kurseu as mjetin e punës

Një vjedhje nga ato që mund të quhen spektakolare u regjistrua nga kamerat në kryeqytet, ku një 38-vjeçar mori makinën e një gruaje me karrotrec në mes të ditës.

Detaje të reja bëhen me dije, teksa mësohet se Eduart Bardho banonte në Mamurras dhe punonte në një piceri në kryeqytet.

Sa i përket vjedhjeve gjatë hetimeve, është zbuluar se ai pikaste kryesisht automjete ML dhe Benz200 por edhe motorët.

Pasi i kishte pikasur mjetet dhe ndiqte itinerarin e tyre deri në parkim, ai organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.

Bardhu u ndërronte targat automjeteve të vjedhura për t’i shitur më pas në tregun e zi.

Ai madje kishte organizuar si vjedhje edhe motorin e punës së tij, por që rezultoi se e kishte vjedhur dhe shitur vetë. Mjete të tilla ishin pikësynimi i tij për shkak se kishte mjetet e nevojshme për t’i grabitur.

 


Shtuar 4.05.2023 11:06