Takimi Kurti-Vuçiç, Borrel: Pati hapa të rëndësishëm për Asociacionin

Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbajtur sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai ka deklaruar se në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, ndërsa ka shtuar se arritja e dakordimit në lidhje me marrëveshjen për të zhdukurit e luftës nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha Borrel.

Ai evidentoi gjithashtu edhe faktin që palët kanë bërë përparim të dukshëm në çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me këtë çështje sot nuk ka pasur një dakordim.

“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë.Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka ndryshe. Por edhe nëse nuk dakordohen, ata kanë rënë që të fillojnë negocimin”, tha Borrell i cili shtoi se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshëm për kompromise.


Shtuar 2.05.2023 22:25