Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës së sotme në Vlorë ka takuar një qytetar i cili u prezantua si kushëriri i kryeministrin Edi Rama. Ai i tha Bashësse Rama i mori pronat, ia dha oligarkëve të tij.
“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë.
Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri. Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi. As nuk kam vjedhur, as nuk jam marrë me asgjë”, tha qytetari.
Sakaq, Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju”.