Kremlini njoftoi sot se nuk di asgjë për një nismë paqeje të Vatikanit për Ukrainën.
Papa Françesku tha të dielën se Vatikani ishte i përfshirë në përpjekje të matura që synonin t’i jepnin fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ishte gjithashtu i gatshëm të ndihmonte riatdhesimin e fëmijëve nga Ukraina që u dërguan në Rusi nga territoret ukrainase nën kontroll rus.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se Moska nuk ka informacion në lidhje me këtë iniciativë.
Më herët edhe Ukraina kishte mohuar dijeninë për një plan të tillë, për të cilin tha se nëse po ndodh, është pa përfshirjen e Kievit.
Papa Françesku më herët deklaroi se Vatikani është i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. /albeu.com