14 Maji, Alibeaj takim me banorët e Fushë Krujës: Koha t’i japim një fytyrë reale PD-së

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me banroët e Fushë-Krujës.

Gjatë fjalë së tij, Alibeaj u shpreh se tanimë ka ardhur koha për të sjellë një frymë të re të PD-së.

“Shumë faleminderit që sot, pothuajse në mes të fushatës zgjedhore, jeni mbledhur kaq shumë, besoj me shpirt dhe me zemër për të votuar Partinë Demokratike, për të votuar për Krujën, Fushë Krujën dhe të gjithë demokratët dhe banorët e kësaj bashkie. I nderuar Doko, kryetar I Partisë në degën Fushë Krujë, zoti Sheta miku im kryetar I degës Krujë, zoti Hoxha, kolegu im, zonja Bakiu, Andia shumë e dashur, e nderuar dhe e respektuar, deputetja jonë re. Përfaqësuesja ndoshta më emblemantike, jo vetëm e Partisë Demokratike, por e së ardhmes së Partisë Demokratike, asaj çfarë në fakt Partia Demokratike gjithmonë ka dashur dhe ndoshta ka ardhur momenti tani, në një kohë të vështirë për t’i dhënë një fytyrë të vërtetë, reale Partisë Demokratike, ajo çfarë shqiptarët kanë ëndërruar 33 vite e që sot kemi detyrimin për ta çuar të gjithë së bashku përpara.”- tha Alibeaj.

Ndër të tjera, Alibeaj përmendi edhe sfidën që patën demorkatët brenda partisë së tyre.

“Por është kohë e vështirë, sepse Partia Demokratike realisht është ndosdhur nën agresion, po nga jashtë, në agresion nga pushteti. Gjithmonë pushteti, gjithmonë të majtët, e kanë trysnuar, luftuar, shantazhuar me dëshirën për ta asgjësuar Partinë Demokratike. Pjella e komunizmit këtë ka pasur si synim të saj, që 33 vite më parë. Atëherë kur Partia Demokratike lindi si parti e shpresës, si parti e njerëzve të lirë, si parti pro perëndimore, si parti e cila nuk kishte asgjë me metastazat politike të 50 viteve diktaturë. E pra ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe ky ka qenë agresioni më i madh që Partia Demokratike ka ndjerë. Por ajo se çfarë është e vërtetë, e të paktën sot kemi mundësinë pë ta parë, kurajon për ta thënë, pse jo kurajon për ta thënë: është se jemi ndodhur edhe nën një agresion brenda nesh. Një vit e gjysmë jemi edhe në një agresion edhe brenda nesh, nga njerëz të cilët deri dje I konsideronim, po I konsideronim si drejtues e lider historik. Njerëz të cilët nga Partia Demokratike kanë marrë frytet e asaj se çfarë kontributi, djersa, gjaku madje I shumë demokratëve të ndershëm kanë dhënë në këto 33 vite”, tha ai.


Shtuar 30.04.2023 16:39