Disa këshilla për të bërë një gjumë të qetë

Gjumi është njëri nga elementet kryesore për një jetë të shëndetshme, pasi gjatë kohës së gjumit, organizmi ynë mbledh energjinë e nevojshme që të kalojë një ditë pa lodhje.

Më poshtë janë disa këshilla që të flemë sa me qetë dhe të cilat mund t’i aplikojë çdonjëri nga ne:

Shmangni pajisjet teknologjike

Si pas studimeve, është mirë që para gjumit të mos e ngarkojmë trurin duke kaluar kohën deri në orët e vona me lexime në pajisjet e teknologjisë informative, pasi këto e rrisin nivelin e stresit. Po ashtu është mirë, që në dhomën në të cilën flemë të mos ketë TV dhe pajisje të tjera që na marrin kohën e gjumit dhe që stimulojnë trurin  kundër gjumit.

Përgatiteni dhomën tuaj

Mbani dhomën në ajër ta pastër duke hapur dritaret rregullisht. Po ashtu kur të përgatitni për gjumë, është mirë të keni një dhomën me ndonjë ndriçim të zbehtë, në këtë mënyrë do t’i dërgoni sinjale trurit se është koha për të fjetur. Është shumë më rëndësi që shtrati të jetë i përgatitur mirë, i ajrosur dhe të mbajë aromë të mirë, në mënyrë që të na jep relaksin e duhur që të bëjmë një gjumë të qetë.

Ushtrime të mira

Nëse dëshirojmë të flemë, duhet që të jemi të lodhur dhe mënyra më e mirë është të bëni ushtrime. Ekspertët këshillojnë që nuk duhet të bëni ushtrime natën vonë, pasi stimulohet organizmi kundër gjumit. Por disa ushtrime të lehta, të cilat i aplikojmë para kohës së gjumit, mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur dhe metoda më e mirë është yoga apo ecjet.

Mos ta hamë vonë

Është shumë më rëndësi që mos ta ngarkojmë lukthin me ushqime në orët e vona, pasi ushqimet e rritin qarkullimin e gjakut dhe organizmi nuk mund të pushojë si duhet. Dietologët preferojnë që disa ora para gjumit të mos hahet asgjë dhe vakti i darkës të jetë me ushqime të lehta, në mënyrë që lukthi të jetë sa më i qetë.

Pije për qetësim

Janë disa lloje të pijeve, të cilat e stimulojnë gjumin dhe të gjitha këto i kemi në shtëpinë tonë. Mjalti është njëri nga përbërësit e çdo pije që duhet të konsumojmë para gjumit. Atë mund ta përziejmë vetëm më ujë, me qumësht, apo edhe me një filxhan çaj kamomili. Këto duhet t’i konsumojmë 30 minuta para se të shkojmë në shtrat, por nuk duhet ta teprojmë, një gotë është e mjaftueshme. Mos harroni se kafeja, qaji i gjelbër dhe çaji i zi e stimulojnë pagjumësinë.


Shtuar 27.04.2023 19:18