Rrëzohet kërkesa e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Suel Çela për masë më të lehtë sigurie

Apeli i Gykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Marjus Lulaj alias Suel Çela, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë i është drejtuar GJKKO nga arratia që t’i ndyshohet masa e sigurisë.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në bug” në masë lehtësuese. Kërkesa e tij u bë përmes avokatit mbrojtës duke iu drejtuar GJKKO.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë.”
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një në tentiative ndaj shtetasit Lul Masha./Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 15:55

Tags: