Joe Biden do të kandidojë për t’u rizgjedhur president i SHBA në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Njoftimi për kandidimin e tij për zgjedhjet e 2024 vjen katër vjet pas ditës që kur ai deklaroi ofertën e tij fillestare për Shtëpinë e Bardhë duke premtuar se do të shëronte “shpirtin e kombit” mes administratës së trazuar të ish-presidentit Donald Trump.
Tashmë presidenti më i vjetër në histori, Biden do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë, nëse e fiton.
Biden tha në një video-mesazh: “Liria. Liria personale është thelbësore për atë se kush jemi ne si amerikanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Asgjë më e shenjtë. Kjo ka qenë puna e mandatit tim të parë: Të luftojmë për demokracinë tonë. Kjo nuk duhet të jetë një çështje e kuqe apo blu. Dhe ky është momenti ynë. Pra, nëse jeni me mua, shkoni në JoeBiden.com dhe regjistrohuni. Le ta përfundojmë këtë punë, e di që mundemi. Sepse këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë nëse e bëjmë së bashku.”
Një pjesë e konsiderueshme e votuesve demokratë kanë treguar se do të preferonin që ai të mos kandidonte, pjesërisht për shkak të moshës së tij, shqetësimet që vetë Biden i ka quajtur “krejtësisht legjitime”.
Një sondazh i fundit nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike tregoi se vetëm 47% e demokratëve thanë se dëshironin që ai të kërkonte një mandat të dytë, nga 37% në shkurt./albeu.com