Partizani i jep kuptim garës për titull, teksa kryeqytetasit mundën 2-1 në shtëpi Bylisin.
Rrapaj ia doli të driblojë mjaft mirë në zonë në minutën e 18-të, duke goditur saktë dhe duke ndezur festën e tifozëve të kuq.
Ballshiotët do mund të vendosnin ekuilibrat me Esquardinha (34′), pas një goli me kokë. Gjithsesi, për të konfirmuar gjithçka, u nevojit ndërhyrja e VAR për një prekje të topit me dorë, por në fund u sinjalizua se ishte i rregullt.
Rrapaj ishte protagonist sërish në fillimin e pjesës së dytë. Ai fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Da Silva.
Skuadra e Colellas dërgon sërish diferencën në -5 nga Tirana kryesuese. Partizani ka 51 pikë dhe luan ndaj Erzenit në aktin e radhës. Ekipi i Shensoit është i parafundit (33 pikë).