Tentuan të korruptojnë policët në rrugë, procedohen penalisht dy të rinjtë

Dy të rinj E.K 20-vjeç dhe R.M 36-vjeç janë ndaluar nga policia, pasi janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë dhënies së makinës.

Dy të rinjtë për të shmangur gjobat kanë tentuar të korruptojnë policët rrugorë, dhe për këtë arsye ndaj tyre është ngritur padi dhe janë duke u ndjekur penalisht.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 2 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 20 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.   

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.   

#udhëtomejetënnëmendje ?️?

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët ??

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular?


Shtuar 23.04.2023 17:37