Një sherr që përfundoi me vrasjen e një personi ka ndodhur mes shtetasve polakë të dielën e Pashkëve në rrugën Bernardaki në Ampelokipi.
Sipas ELAS-it, pak pas orës 22:00, një 60-vjeçar polak ka debatuar me një bashkatdhetar 45-vjeçar në një shtëpi rrugën “Bernardaki”.
Në një moment, dhe teksa dy personat kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli, 60-vjeçari ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka plagosur për vdekje 45-vjeçarin, në prani të një gruaje që ndodhej gjithashtu në shtëpi.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin.
60-vjeçari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në prokurori brenda ditës./Albeu.com/