Feyenoord ka mundur Romën 1-0 në Holandë, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do humbiste shansin e artë për të kaluar në avantazh, pasi Pellegrini gaboi nga pika e bardhë e penalltisë (43’). Holandezët do mund të gëzonin në minutën e 54-të, goditje fantastike nga distanca e Wieffer, me sferën që përfundon pas shpinës së portierit.
Marash Kumbulla e nisi nga stoli këtë ndeshje, ndërsa lajmi i keq për Mourinhon mund të konsiderohet dëmtimi i Dybalas. Roma u përpoq që të reagonte pas golit të pësuar, por e pati të ëvshtirë. Ndeshja e kthimit do të luhet javës tjetër.