Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin.
Gjatë hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste pasditen e sotme, Rama e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me fat.
Ai shtoi se edhe kundërshtarët politikë e duan, pasi zgjedhin kandidatë “të lodhur” të garojnë përballë tij.
Ai ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës.
Edi Rama: Lali Eri ka lindur me këmishë. E duan të tërë, nuk e duam vetmë ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë për fushatë. E duan dhe ata që i dhurojnë kandidatin më të lodhur, nuk e di si ndodh kjo. Këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikojeni kur thotë do t’iu bëj transport falas. Mua më duket sikur thotë “po ma gjetët fizarmonikën, do t’iu bëj një xhiro falas.” Të qeshim pak se kështu është ndarë kjo botë.