Olta Xhaçka paraqitet për të dytën herë në SPAK

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Kjo është hera e dytë që Xhaçka thirret në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët. Nuk dihet ende arsyeja se pse Xhaçka është thirrur sot në SPAK.

Kujtojmë se muajin e kaluar Xhaçka u thirr në SPAK në lidhje me kallëzimin për pronat e ushtrisë. Ministrja e Jashtme është kallëzuar në SPAK nga Artur Meçollari.

SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës.

Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj është për banën ushtarake në Shëngjin. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka regjistruar emra personash konkretë nën hetim./albeu.com/


Shtuar 7.04.2023 11:17