“Fama të kthen gërrhimën në klarinetë”/ Arbri: Kam hall se Luizi do t’i kërkojë Kiarës hapësirë (VIDEO)

Spektakli i së martës në Big Brother Vip pati mjaft debate mes banorëve, kryesisht mes Efit dhe Kiarës.

Dy banoret e rikthyera duket se kanë nisur një “luftë” mes tyre në lidhje me raportin me Luizin dhe shoqërinë e tyre.

Sakaq nuk munguan as ironitë dhe batutat nga opininisti, Arbër Hajdari, i cili ka vënë re ndryshimin e madh në sjelljen e Kiarës që nga momenti që moderatorja u rikthye në shtëpi.

Me rikthimin në shtëpi Kiara është bërë më e ëmbël me Luizin dhe më e afërt me ‘të. Sipas Arbrit kjo ka ndodhur pasi moderatorja ka parë jashtë se sa i pëlqyeshëm është Luizi nga publiku, e për pasojë ajo do të përfitojë nga fama e tij.

Teksa komentoi sjelljen e Kiarës, me ironi Arbri tha se tani ka frikë se nga afrimiteti i madh i Kiarës, Luiz do fillojë të kërkojë hapësirë (ashtu sikur se Kiara sillej para se të dilte nga shtëpua).

Arbër Hajdari: Tani kam hall se do fillojë Luizi të na thotë “dua hapsëirën time”. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 5.04.2023 08:48