Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në “Top Talk” deklaroi se godina e Top Channel është vëzhguar për dy javë, përpara se të kryhej sulmi terrorist.
Ai u shpreh se ka qenë një plan i mirëfilltë e gjithë ngjarja, ndërsa vëzhgimi zonës është bërë nga nëngrupe, të cilat presin porositë dhe pagesën që do tu bëhet.
Të lidhura
None found
“Kanë një tjetër nëngrup të tyrin që bën rikonicjon. Përshembull godina e Top Channel, me aq sa shikoja unë e atë që analizonim, duhet të jetë marrë nën vëzhgm për dy javë nga persona të caktuar për të parë sa roje janë. Është bërë një plan i mirëfilltë.
Këta janë gati në çdo moment, presin vetëm një porosi dhe sa është çmimi i saj. Paguhet me këste ose jo, varet si e vendosin, janë aktivë. Këta mund të paguhen qoftë për një individ, qoftë për një institucion provat, por edhe nesër për një institucion shtetëror”, tha eksperti.
