“Trafiku i rënduar përkeqëson shëndetin e qytetarëve”, Meta: Plani i Këlliçit përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin mbi trafikun e rënduar rrugor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit te njerëzit.

Duke iu referuar një studimi, Meta shprehet optimist sa i takon planit të kandidatit të Berishës për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi për transformimin e transportit urban në kryeqytet.

Reagimi i Ilir Metës

Trafiku rrugor i rënduar dhe zhurmat e shtuara që shkakton ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit.

Studimet më të fundit të publikuara në revistat prestigjoze amerikane provojnë që zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut, sidomos kur ai shoqërohet edhe nga ajri i ndotur.

Tirana fatkeqësisht i ka të dyja, edhe zhurmat e trafikut, edhe ajrin e ndotur.

Ndaj plani i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Belind Këlliçi për transformimin rrënjësor të transportit urban është përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Tiranës.

Këto do t’i bëjmë realitet pas 14 Majit!/Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 19:31