Rimini – Dy shqiptarët e moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, pasditen e së enjtes u arrestuan nga karabinierët e Ricciones për trafik droge. Shqiptarët u denoncuan nga disa qytetarëve, të cilët të alarmuar nga turet e çuditshme të të huajve, paralajmëruan policinë.
Kështu, hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës.
Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku karabinierët gjetën disa doza kokainë gati për t’u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.
Pas operacionit dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në qendërn e paraburgimit./Albeu.com/