Sherret për kandidatët, Rama i ashpër ndaj deputetëve në Vlorë

Kryesia e PS-së do të caktojë sot kandidatët për 61 bashkitë e vendit, por Rama e ka nisur sot me Vlorën, kurse mbledhja e rendësishme pritet të zhvillohet në orën 17:00 në Tiranë.

AlbEu.com mëson se gjatë fjalës së tij Rama është shprehur i ashpër ndaj disa deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij kanë bërë fushatë pro apo kundër një kandidati për zgjedhjet lokale.

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe deputeti Vullnet Sinaj.

Duket se në fjalën e tij Rama i referohet debateve për bashkinë e Vlorës dhe atë të Sarandës.

Në Vlorë socialistët kanë ngecur mes emrit të Ermal Dredhës dhe Flamur Mamajt, ndërsa në Sarandë ka një luftë të hapur mes Adrian Gurmës dhe Oltion Çaçit. /albeu.com


Shtuar 25.03.2023 11:03