I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të Big Brother
I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.
Arbër Hajdari: E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.
Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…
Blendi Salaj: Pra ai është duke i bërë një lloj presioni mbështetësve që i thotë nëse ju doni të më shikoni mua këtu brenda votoni Kiarën sepse unë ndryshe dal.
Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.
Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.
Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?
Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.