Bekim Sali takohet me Christophe Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik, thelbësorë për integrimin në BE

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Sipas njoftimit nga kabineti i ministrit, në qendër të bisedës ishin të drejtat e komuniteteve, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, Sali vlerësoi mbështetjen e OSBE-së për forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes demokratike dhe kohezionit shoqëror, si dhe angazhimin për marrëdhënie konstruktive ndëretnike në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Të lidhura

None found

Në diskutim u theksua se Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet themeli i një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, të ndërtuar mbi të drejta të barabarta, respekt të ndërsjellë dhe pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. Po ashtu u trajtuan gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, i cili vëren se zbatimi i marrëveshjes vazhdon të hasë sfida, ndonëse kuadri ligjor dhe institucional për mbrojtjen e pakicave është tashmë i vendosur.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të gjuhëve dhe përfaqësimit adekuat e të drejtë në administratën publike, duke ruajtur njëkohësisht parimet e meritës, profesionalizmit dhe integritetit.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu nevojën për zbatim më efektiv të mekanizmave kundër diskriminimit, parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve nga urrejtja, përfshirjen e romëve, barazinë në arsim dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.

Ministri Sali theksoi se mbrojtja e të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve përbën një pjesë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, si dhe të reformave të parashikuara në projekt-Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit dhe planin shoqërues të veprimit për të drejtat e pakicave.

Në përfundim, u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me OSBE-në për institucione më gjithëpërfshirëse dhe rezultate konkrete për qytetarët.


Shtuar më 19.11.2026 14:29

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş